TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 5 Janar 2026, 11:42

Akuzohet se kërkonte favore seksuale nga banorët e Grande Fratello, Alfonso Signorini nën hetim nga Prokuroria e Milanos

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohet se kërkonte favore seksuale nga banorët e Grande Fratello,

Alfonso Signorini, gazetari dhe prezantuesi i njohur italian, është nën hetim nga prokuroria e Milanos pas kallëzimeve të depozituara nga ish-pjesëmarrësi i Grande Fratello (Big Brother), Antonio Medugno. Hetimi lidhet me pretendime për ngacmim seksual dhe shantazh, të cilat aktualisht po shqyrtohen nga autoritetet italiane.

Kjo akuzë, është pretenduar edhe nga Pamela Pratti, e cila e tha diçka të tillë gjatë një Prime.

Hetimi ndaj Signorini është në fazën fillestare. Ai nuk është akuzuar në mënyrë përfundimtare dhe nuk ka vendim gjyqësor që të vërtetojë pretendimet për dhunë ose shantazh. Prokuroria po analizon provat dhe dëshmitë e paraqitura nga ish-pjesëmarrësi.

Sipas mediave italiane, Signorini kishte njoftuar vetëpezullimin e menjëhershëm nga Mediaset, për shkak të akuzave të ngritura nga Corona në kanalin e tij në YouTube, “Falsissimo”.

Për t’u përballur me hetimet, Signorini ka ndryshuar avokatët, duke zgjedhur dy emra të njohur: Daniela Missaglia dhe Domenico Aiello. Missaglia, ekspertja e të drejtës së familjes dhe e individit, ka përvojë në ndarje të famshme si ajo midis Nina Moric dhe Fabrizio Corona, ndërsa Aiello është avokat penalist me përvojë në çështje të komplikuara të korrupsionit dhe kontratave publike.

“Ne kemi të gjitha mjetet për të provuar se denoncimi është i shpifur dhe autorët janë të gatshëm të shkatërrojnë jetën e njerëzve për të fituar miliona euro. Kjo është ajo që unë e quaj ‘etika e mbeturinave’”, ka deklaruar Aiello, duke iu referuar akuzave kundër Signorini.

 

Lini një Përgjigje