Banori i ri i “Big Brother Vip”, ka folur në dhomën e rrëfimit pas situatës së krijuar me Brikenën gjatë ‘Prime” të natë së kaluar.
Mateo i dha banores imunitet duke e marrë me vete brenda në ‘Akuarium’, ashtu si edhe dy banoret e reja që zgjodhën Mirin dhe Kristin.
Brikena nga ana e saj si fillim u revoltua duke zgjedhur mos të pranonte të futej në 'Akuarium’, ndërsa Mateo u shpreh se prej saj priste të paktën një falenderim.
“Për sa i takon shpëtimit që bëra, nuk u bëra pishman se bëra atë që doja, pavarësisht se nuk ishte mirënjohëse për nderin që i bëra sepse unë i dhashë imunitet. Mjaftonte një faleminderit asgjë më shumë, por nuk ka problem”, tha banori.
Përpara se të futej në shtëpinë e Big Brother, Mateo u shpreh se kishte pasur më herët një lidhje me Brikenën, ndërsa kjo e fundit e mohoi deklaratën e banorit të ri duke thënë se kishin shkëmbyer vetëm disa mesazhe dhe ishin takuar vetëm një herë.
Lini një Përgjigje