TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 5 Janar 2026, 08:28

Çfarë ndodhi në "Big Brother Vip Kosova"? Produksioni zbret 2 mijë euro nga çmimi i madh

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë ndodhi në "Big Brother Vip Kosova"? Produksioni

Prej kohësh, higjiena brenda shtëpisë së "Big Brother Vip Kosova" është temë jo vetëm brenda por edhe jashtë.

Ndjekësit e formatit janë duke komentuar me të madhe mungesën e kujdesit nga banorët për hapësirën e përbashkët. Pamje të ç’rregullta, dysheme e papastër dhe mbeturinat janë bërë pjesë e tablosë së shtëpisë luksoze.

Duket se Vëllai i madh nuk do të tolerojë për më gjatë. Pas disa vërejteve të njëpasnjëshme, ditën e djeshme është lëshuar alarmi në shtëpi.

Vëllai i Madh iu komunikoi banorëve se i zbret 2 mijë euro nga çmimi i madh, duke e çuar atë në 171,000 euro aktualisht. Paralajmërimi u bë që nëse nuk ka reflektim, vendimi për zbritje nga çmimi i madh do të aplikohet çdo të diel.

Lini një Përgjigje