TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle23 Qershor 2024, 09:17

Magji? Fjoralba Ponarit i ndodh ngjarja e pazakontë

Shkruar nga Pamfleti

Magji? Fjoralba Ponarit i ndodh ngjarja e pazakontë

Moderatores Fjoralba Ponari i ka ndodhur diçka e pazakontë. Me anë të një videoje në Insta Story, ajo ka treguar se është shokuar kur brenda një kutie aksesorësh që ia kishin bërë dhuratë, gjeti flokë dhe nyje.

"Jam totalisht e shokuar nga kjo që do t’ju tregoj tani. Isha duke bërë gati valixhen. E kam kthyer shtëpinë përmbys. Dhe duke kërkuar mes aksesorëve hapa një kuti që ma kishin bërë dhuratë dhe kjo ishte brenda saj", tha duke treguar flokët me nyje të mbështjella me letër.

"Nëse s’do të kisha parë flokët, do ta kisha hedhur", shprehet Fjoralba.

Më pas, Fjoralba u shpreh se nuk beson në magji, por megjithatë nuk e mohoi që nuk u ndie mirë, ndaj edhe kërkoi ndihmën e ndjekësve.

Magji? Fjoralba Ponarit i ndodh ngjarja e pazakontë

Lini një Përgjigje