
Luizi ka treguar se tashmë është rezident në një nga lagjet më me zë të Tiranës, pikërisht te “Kodra e Diellit”. Mesa duket do jetë komshi shumë shpejt me Arjola Demirin, pasi shtëpia që mori dhuratë nga BBV1 ndodhet pikërisht në këtë lagje.
Teksa i bën reklamë një hoteli dhe restoranti që ndodhet në atë zonë, Luizi shprehet se do jetë rezident në atë lagje, duke zbuluar kështu se ku do banojë.
Përsa i përket aktores, gjatë kohës që Arjola i bënte reklamë Luizit dhe lobonte për të në Amerikë, ky i fundit deklaronte nëpër shtëpinë e famshme të BBV2 se Demiri e përfitoi banesën duke u viktimizuar dhe se hyrja e saj në shtëpi ishte bërë duke përdorur tre fëmijët që kishte nga martesa e dështuar. Nuk e dimë se si do jenë marrëdhëniet mes tyre pasi të bëhen komshi, por mbase e gjejnë ‘gjuhën e përbashkët’. / Pamfleti
Lini një Përgjigje