
Luiz Ejlli u shpall mbrëmjen e djeshme fitues i Big Brother VIP 2. Menjëherë pas fitores ai shkoi në studio, ku u takua me Arbanën, opinionistët e ish-banorët, mes tyre edhe Olta Gixharin.
Top Albania Radio ka publikuar pamjet nga momenti kur Luizi takoi Oltën, e cila e ka përqafuar dhe e ka uruar për fitoren.
"Bravo", i tha Olta Luizit teksa fituesi e ka ftuar më pas t'i bashkohet atij për foto.
Më pas në Tik Tok qarkulloi video e ‘Luanit dhe Luaneshës’ të shtëpisë së famshme, ku Luizi thotë:
‘I thashë mos e braktis lojën. Do isha në finale me të dhe nuk do u dinte se kush e fiton (bën me gisht nga vetja). I tashë mos e lër, ja luanesha’, përfundon video e Luizit me Oltën, ndërkohë që aktorja shpërthen në të qeshura.
@celebritiesofalbania1 Luizi & Olta ❤️ #fypシ #luizejlli #oltagixhari #viral ♬ original sound - Celebrities of ????????

Lini një Përgjigje