TAGS-AT E JAVËS

Showbiz21 Korrik 2025, 09:30

‘Luftë’ virtuale/ Krahasoi Gjestin me Labubu-në, motra e reperit paralelizon gomarin me Eglin

Shkruar nga Pamfleti

‘Luftë’ virtuale/ Krahasoi Gjestin me Labubu-në, motra e

Një shkëmbim ‘thumbues’ videosh në rrjetet sociale ka ‘trazuar sërish ujërat’ mes Egli Takos dhe familjarëve të Gjestit, me të cilin ajo krijoi një lidhje gjatë edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.

Gjithçka nisi me një video të Eglit, ku ajo shfaqet me një lodër “Labubu” në dorë dhe i drejtohet ndjekësve me pyetjen ironike: “Ju kujton dikë?” Kjo deklaratë u interpretua gjerësisht si një thumbim i drejtpërdrejtë ndaj Gjestit, duke nxitur spekulime për përçarje mes tyre.

‘Luftë’ virtuale/ Krahasoi Gjestin me Labubu-në, motra e

Por nuk vonoi kundërpërgjigjja. Blerina, motra e Gjestit, postoi një video ku mban në dorë një lodër në formë gomari, duke e shoqëruar me frazën: “Çka është kjo?”, dhe më pas shton: “Sa njeriu është si ky” – një koment që shumë e lexuan si një përgjigje e koduar ndaj videos së Eglit.

‘Luftë’ virtuale/ Krahasoi Gjestin me Labubu-në, motra e

Edhe pse asnjëra palë nuk ka përmendur emra konkretë, rrjeti ka shpërthyer në komente, analiza dhe interpretim simbolikash, me fansat që ndajnë kampet e tyre dhe tentojnë të deshifrojnë çdo detaj.

Në mungesë të një reagimi të drejtpërdrejtë, duket se edhe lodrat janë kthyer në “armë” të një beteje virtuale që zhvillohet në heshtje, por që ndez rrjetin sa herë që një palë poston.

blerina gjesti egli lufte

Lini një Përgjigje