TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 3 Shkurt 2026, 15:06

Ludo i kthehet keq Klodit për Elijonën: Po manipulon një vajzë 19-vjeçare

Shkruar nga Pamfleti
Ludo i kthehet keq Klodit për Elijonën: Po manipulon një
Ludo i kthehet keq Klodit për Elijonën: Po manipulon një vajzë 19-vjeçare

Në puntatën e mbrëmshme të Big Brother VIP Kosova, banori Ludo Lee komentoi raportin mes Klodit dhe Elijonës.

Ai u shpreh se sjellja e Klodit është një formë manipulimi ndaj vajzës 19-vjeçare.

“Ti po e manipulon një vajzë 19-vjeçare”, tha Ludo.
“Po shihen gjërat. I ka rënë në fije, gjysmë ore aktiv me Elijonën në Prime. Londrimi bën shumë më shumë me dalë në Prime”, shtoi ai, duke iu referuar mënyrës se si tre banorët, Klodi, Elijona dhe Londrimi, shfaqen në ekran.

Ludo Lee analizoi lojën e tre banorëve, duke vëzhguar sjelljet dhe ndërveprimet e tyre në vazhdimësi. Diskutimi erdhi pasi marrëdhënia mes Klodit dhe Elijonës ka qenë temë e debatit në shtëpi për një kohë.

Ndërkohë, Elijona ka treguar pëlqim për Klodin, edhe pse ai është i lidhur jashtë shtëpisë së BBVK-së.

 

ludo sherr klodi

Lini një Përgjigje