TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Nëntor 2023, 13:44

Luana i kthen përgjigje Oltës, fansat e saj: Topi të mbajë Arbana gungaçen

Shkruar nga Pamfleti

Luana i kthen përgjigje Oltës, fansat e saj: Topi të mbajë

Olta Gixhari mund të thuhet me ‘plot gojë’ se i ka hedhur ‘benzinë zjarrit’ me këngën ‘Benzina’ që hodhi si propozim në puntatën e fundit të ‘DWTS’.

Sipas aktores, mirë do ishte që të vallëzohej me këngët e Luanës. Nëse për disa u mor si një tallje nga ana e Gixhit, për shumëkënd tjetër (kryesisht fansat e Luanës) u mor si një shenjë që ata nga Top Media po ‘i hidhnin fjalë’ Luanës për t’u kthyer në ‘shtëpinë e vjetër’.

Kështu, kjo e fundit bëri një video me këngën ‘Benzina’ në sfond dhe mbi të gjitha me dixhiturën: Ju mungova?

Përgjigjet e ndjekësve të saj ishin nga më të ndryshmet, por u vu re më shumë ‘mllefi’ ndaj Top-it e veçanërisht ndaj Arbana Osmanit, duke qenë se kjo e fundit i mori ‘Big Brother’-in, të cilin Luana ishte përgatitur ta prezantonte. Ndër komentet që ranë në sy ishte: ‘Topit i mungon se ngelën duke të përmendur’, apo ‘Ata të topit janë shumë ziliqarë që s’të kanë më ty’ dhe koment ‘i hidhur’, i tipit ‘Topi të mbajë Arbana gungaçen 40 vjeçare’. /Pamfleti

Luana i kthen përgjigje Oltës, fansat e saj: Topi të mbajë

luana vjollca arbana gungace

Lini një Përgjigje