
Një këngë e vendosur live në Dancing With the Stars të premten duket se ka krijuar një ‘dramë’ të re në showbizz-in shqiptar.
Bëhet fjalë për “Benzina”nga Luana Vjollca, e cila u sugjerua nga anëtarja e jurisë Olta Gixhari. Kjo e fundit kritikoi konkurrentët pse kishin zgjedhur “Gasolina”, duke thënë se në fakt ne kemi këngë shumë më të bukura shqiptare.
Deri këtu në rregull. U vu re, se as moderatorja Bora Zemani dhe as anëtarët e tjerë të jurisë, nuk e pompuan këtë moment duke e kaluar me një buzëqeshje paksa të sikletshme.
Prej dy ditësh kjo është raportuar në media si tallje e Olta Gixharit ndaj Luana Vjollcës.
Por, vihet re se pas spektaklit të së premtes, Olta ka pëlqyer një foto të publikuar nga Luana Vjollca.
Nga ana tjetër kjo e fundit, gjeti momentin perfekt për të risjellë edhe një herë këngën e saj në sfond teksa ka ndarë disa pamje nga ambientet e Tv Klan. Luana ka zgjedhur të thumbojë paksa ish ‘familjen’ e saj mediatike duke shkruar: Ju mungova?!
Lini një Përgjigje