
Debatet e ashpra kanë shoqëruar ditët e fundit shtëpinë e ‘Big Brother Vip Kosova’. Blero dhe Ganiu kanë bërë një diskutim të fortë mbrëmjen e kaluar, ku nuk i kanë kursyer tonet e larta me njëri-tjetrin.
Në një moment Blero i drejtoi gishtin Ganiut duke i thënë “të bëj me fol me veten nëse dua”, veprim që nxiti reagim.
Ganiu reagoi duke i thënë se kur debaton me të, duhet të flasë qetë dhe të mos ia drejtojë gishtin, pasi nuk e toleron një gjë të tillë.
“Mos ma bëj me gisht, mos lakmo nga Santiana se ajo i ka disa tolerime se është femër, ti mos të ndodhë të ma bësh më kurrë në jetë me gisht, fol qetë nëse do debat me mua, do e shohësh në javët në vazhdim kush është Visar Dermaku”, u shpreh Gania Gërmia.
Kujtojmë që në ‘Prime’ të fundit u eliminua Domeniku, ndërsa pjesë e BBVK u bë modelja Kader Kicaj.
Lini një Përgjigje