TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Nëntor 2023, 08:21

E hënë, 20 nëntor 2023; Peshqit e nisin mbarë javën

Shkruar nga Pamfleti

E hënë, 20 nëntor 2023; Peshqit e nisin mbarë javën

Sot do jeni në formë të shkëlqyer mendore dhe fizike. Do jetë një ditë perfekt edhe për të firmosur kontrata, për të pritur miq ose për të shijuar orë të këndshme me njeriun e zemrës, falë harmonisë që ka Neptuni me Marsin sot.

Nëse tregoheni më të gatshëm për të bashkëpunuar me rrethin shoqëror apo familjar, gjithçka do shkojë vaj. Nëse keni çështje ligjore të lëna pezull, dijeni se, pavarësisht pengesave, do arrini t’i zgjidhni me shpejtësi.

Në çift, sjellja juaj spontane dhe sociale do vihet re: shumë shpejt do nisni një rrugëtim të ri së bashku, mbase do ngjizni një fëmijë.

Për disa prej jush, duhet që të kuptojnë nëse është dashuri e vërtetë. Duhet të bëni pak gjimnastikë për të forcuar pikat e dobëta. Hëna në favor të shenjës suaj, premton zgjidhje efikase për problemet e vjetra të shëndetit.

shenja me fat

Lini një Përgjigje