TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle22 Tetor 2023, 12:32

Lindi Kujtim Shehu dhe u bë Edona James, transgjinori në BBVK shpërthen në lot kur e pyesin për ndërhyrjet

Shkruar nga Pamfleti

Lindi Kujtim Shehu dhe u bë Edona James, transgjinori në BBVK

Mbrëmjen e së premtes nisi edicioni i dytë i ‘Big Brother VIP Kosova’. Mes emocioneve për këtë eksperiencë të re, 20 personazhe të njohur janë bërë tashmë pjesë e shtëpisë më të famshme.

Mes tyre për herë të parë është edhe transgjinorja nga Kosova, Edona James. Edona, emri i së cilës origjinal është Kujtim Shehu, vjen nga Suhareka dhe është rritur në Gjermani.

Pjesëmarrja e saj në ‘BBVK’ nuk është pritur shumë mirë nga disa banorë.  Ka qenë Monika e cila është tradhtuar nga mimikat në fytyrë e gjithashtu ndryshe nga të tjerët nuk është ngritur në këmbë për ta pritur.

Edona mori famë në vitin 2014, kur u përfol për një aferë me legjendën e futbollit gjerman, Stefan Effenberg. Ajo ka marrë pjesë edhe në Big Brother në Gjermani dhe tha se nuk do bëjë disa gabime që i ka bërë atje.

Në po atë vit, ajo mori vëmendje të madhe si transgjinorja e parë shqiptare.

Këngëtarja shqiptare Linda Halimi që është kthyer nga Amerika për t’u bërë pjesë e Big Brother VIP Kosova, i bëri disa pyetje Edonës në lidhje me ndërhyrjet që ka pasur.

Kjo e fundit ka treguar se gjithçka nisi në moshën 17 vjeç e më pas është emocionuar dhe ka shpërthyer në lot.

Banorët janë munduar ta qetësojnë duke i thënë se pyetjet nuk ishin me tendencë të keqe por thjesht duan ta njohin më mirë atë.

Lindi Kujtim Shehu dhe u bë Edona James, transgjinori në BBVK

edona james bbvk

Lini një Përgjigje