TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle22 Tetor 2023, 12:18

Kishin gjashtë vite të ndarë, Meryl Streep dhe Don Gummer ndahen zyrtarisht pas 45 vitesh martesë

Shkruar nga Pamfleti

Kishin gjashtë vite të ndarë, Meryl Streep dhe Don Gummer ndahen

Aktorja e njohur Meryl Streep dhe bashkëshorti i saj Don Gummer pas 45 vitesh martesë kanë konfirmuar se po jetojnë jetë të ndara, shkruan Page Six.

Ikona fituese e ‘Oscar’, 74 vjeç, dhe skulptori i nderuar, 76 vjeç, janë ndarë për më shumë se gjashtë vjet dhe askush nuk dinte asgjë.

Në një deklaratë ekskluzive, një zëdhënës i yllit të dashur tha: “Don Gummer dhe Meryl Streep janë ndarë për më shumë se 6 vjet dhe ndërsa do të kujdesen gjithmonë për njëri-tjetrin, ata kanë zgjedhur jetë të ndara”.

Ata u panë së bashku për herë të fundit në Oscar 2018.

Çifti ka katër fëmijë: kantautorin Henry Wolfe, 43 vjeç, dhe aktoret Mamie Gummer, 40, Grace Gummer, 37 dhe Louisa Jacobson, 30 vjeç, të cilët i rritën në kompleksin e tyre në Konektikat, në qytetin e qetë dhe historik të Salisbury.

Ata kanë edhe pesë nipër e mbesa. Djali i tyre, Henri, ka dy fëmijë me gruan e tij, Tamryn Storm Hawker. Mamie ka dy fëmijë me bashkëshortin Mehar Sethin.

Ndërkohë, Grace së fundmi solli në jetë fëmijën e saj të parë me bashkëshortin e saj , producentin e diskografisë Mark Ronson. Sa i përket Louisa-s , ajo njihet më së shumti për rolin e saj kryesor në shfaqjen HBO ‘The Gilded Age’.

meryl streep ndarje

Lini një Përgjigje