
Dita e sotme nuk ka nisur edhe aq bukur për Liam Osmanin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP3”. Ai është nxehur pasi nuk ka gjetur një çantë të tij, ku kishte gjërat e veta personale.
E si pasojë, Liami ka marrë valixhet e disa prej banorëve dhe i ka hedhur në pishinë.
Françeska Murati është ajo që i ka fshehur atij çantën, në të cilën kishte furçën e dhëmbëve dhe prerëse thonjsh.
Por duke mos e ditur se kush e ka bërë një veprim të tillë, Liami ka vendosur që të hedhë në pishinë valixhet e disa prej banorëve.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje