TAGS-AT E JAVËS

Showbiz10 Mars 2026, 13:43

Kush ua tha?! Brikena dhe Shëndriti mësojnë lajmin se Londrimi fitoi Big Brother Kosova (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kush ua tha?! Brikena dhe Shëndriti mësojnë lajmin se Londrimi

Një moment që ka ngritur pikëpyetje është regjistruar së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, ku dy nga banorët duket se kanë marrë një informacion nga jashtë lidhur me një tjetër format të këtij reality show.

Bëhet fjalë për Brikenën dhe Shëndritin, të cilët gjatë një bisede kanë përmendur emrin e Londrim Mekaj, duke lënë të kuptohet se janë në dijeni të faktit që ai ka fituar edicionin e katërt të Big Brother VIP Kosova.

Në bisedë, Brikena është shprehur: “Sa u gëzova dje për atë që thanë, që ka fituar”, ndërsa Shëndriti reagoi me entuziazëm duke thënë: “Nëse je duke na parë, urime, e ke merituar! Të uroj me gjithë zemër!”

Ky moment ka ngritur menjëherë dyshime, pasi banorët e shtëpisë nuk kanë kontakt me botën e jashtme gjatë qëndrimit në format. Për këtë arsye, shumë ndjekës të programit po pyesin se si ka mundur të arrijë ky informacion brenda shtëpisë.

Një nga dyshimet që po qarkullon është se lajmi mund të jetë përmendur në mënyrë indirekte nga produksioni gjatë ndonjë komunikimi me banorët. Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar mbi mënyrën se si Brikena dhe Shëndriti kanë mësuar për rezultatin e Big Brother VIP Kosova, duke e kthyer këtë moment në një nga diskutimet më të përfolura mes fansave të reality show-t.

brikena shendriti informacion jashte

Lini një Përgjigje