Pas një periudhe të gjatë heshtjeje dhe aludimesh, Arbana Osmani ka konfirmuar zyrtarisht se ajo do të jetë moderatorja e formatit të ri “Ferma VIP”.
Moderatorja ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për të bërë njoftimin. Arbana shfaqet në video duke zbritur nga një karrocë e vjetër në mes të natës, e rrethuar nga pishtarë dhe një atmosferë mistike fshati.
E veshur me stil dhe duke mbajtur në dorë një çelës të madh, ajo ecën mes “banorëve” dhe bagëtive, për të hapur në fund dyert e mëdha të hambarit ku shfaqet logoja e programit.
“Let the games begin” (Le të fillojnë lojërat), – ka shkruar ajo krahas videos.
Realizimi profesional i videos dhe rikthimi i saj janë pritur me një qasje shumë pozitive dhe entuziazëm të madh në komente nga ndjekësit.
Lini një Përgjigje