
Kristiano Ronaldo dhe Xheorxhina Rodrigez po shijojnë shumë momente në Itali, si pjesë e pushimit veror të CR7 para kthimit në Arabinë Saudite, me çiftin duke kaluar një kohë ëndërrimtare, duke gjykuar nga fotot me të cilat bukuroshja spanjolle ka ‘bombarduar’ llogaritë e tyre në rrjetet sociale.
View this post on Instagram
Mirëpo, nuk mungojnë edhe disa momente të sikletshme gjatë rastit të verës dhe një prej tyre Xheorxhina ka dashur ta ndajë me ndjekësit, ku partnerja e superyllit portugez nuk e ka problem të... tregojë gjithçka.
Ajo ka publikuar një video, ku tenton të futet në det, por nuk mban dot ekuilibrin për shkak të dallgëve dhe bie, me spanjollen verbuese duke u tallur me gjithë situatën, duke komentuar momentin e saj fatkeq me fjalët e mëposhtme: “Kur mendon se je e pamposhtur”.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje