TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle21 Korrik 2023, 13:18

E pyesin se kë do zgjidhte mes Nik Xhelilajt dhe Luiz Ejllit, Eva Murati ka hallin e titujve në portale

Shkruar nga Pamfleti

E pyesin se kë do zgjidhte mes Nik Xhelilajt dhe Luiz Ejllit, Eva Murati ka

Moderatorja Eva Murati, e cila ka luajtur edhe në shumë filma, u pyet nga Lei Kraja në ‘Pushime on top’ se kë do zgjidhte mes Nik Xhelilajt dhe Luiz Ejllit, për të luajtur në një film.

Teksa fillimisht tha asnjërin, pastaj Murati shtoi ‘me të dy së bashku’.

Lei Kraja: Ti ke luajtur shumë, shumë filma, së fundmi edhe me Nik Xhelilajn. Do bësh ndonjë film tjetër dhe nëse duhet të zgjidhje mes Nik Xhelilajt dhe Luiz Ejllit, kë do zgjidhje?

Eva Murati: Obobob tani. E di çfarë po mendoj unë? Domethënë mendoj titujt e portaleve po të zgjedh njërin dhe titujt e portaleve po të zgjedh tjetrin.

Lei Kraja: Po me Nikun e ke bërë, kështu që mund ta bësh me Luizin

Eva Murati: Prandaj ma bëre këtë pyetje

Lei Kraja: Jo, jo, po ta lehtësoj

Eva Murati: Nuk po zgjedh asnjërin. Ose të dy, pse jo, të dy së bashku

Lei Kraja: Kështu që janë të gjithë në paqe, një super film me yjet e Shqipërisë

eva murati nik xhelilaj luiz ejlli

Lini një Përgjigje