TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle21 Korrik 2023, 10:04

Jennifer Lopez tërbohet nga paparacët: Shko p****! (video)

Shkruar nga Pamfleti

Jennifer Lopez tërbohet nga paparacët: Shko p****! (video)

Jennifer Lopez u pa duke trokitur në derën e palestrës që ajo frekuenton në Los Angeles. Kamerat e kanë “kapur” aktoren e inatosur të mbështetur pas murit teksa priste që t’i hapej dera.

Më në fund, ajo u lejua të hynte. Kur doli, ajo u duk se ishte në një humor mjaft të keq.

“F**k ju, mirupafshim- u tha ajo gazetarëve.

Gruaja e Ben Affleck ishte e veshur me një veshje sportive dhe kishte syze dielli aviator për të mbuluar fytyrën e saj pa grim. Sa i përket flokëve, ajo i kishte mbledhur në një topuz të thjeshtë.

Kohët e fundit aktorja ka treguar për UsWeekly se si lëvizja e trupit e ndihmon të mbajë një qëndrim pozitiv mendor. “Nuk është sekret që fitnesi është një pjesë shumë e rëndësishme e jetës sime,” tha nëna e binjakëve Max dhe Em.

“Unë mendoj se ka një korrelacion pozitiv midis stërvitjes dhe shëndetit mendor,” tha artistja e cila do të publikojë albumin “This Is Me Now” – vazhdimi i “This Is Me” të vitit 2003.

Lopez thotë se stërvitja është “gjëja e parë që bën në mëngjes” kur zgjohet, e cila shpesh është para orës 5 të mëngjesit.

 

jennifer lopez paparacet

Lini një Përgjigje