TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle30 Qershor 2023, 18:55

Kiara Tito shtatzënë për herë të parë? Ndjekësit e "nxjerrin zbuluar"

Shkruar nga Pamfleti

Kiara Tito shtatzënë për herë të parë?

Ndjekësit kanë aluduar se moderatorja Kiara Tito është shtatzënë, pasi ajo ka ndryshuar stilin e saj të veshjes. Më herët, ish-banorja e “Big Brother Vip 2” ekspozonte vazhdimisht barkun e saj dhe vishej shkurt, tani ajo vishet me rroba që janë të madhësisë më të madhe.

Kjo ka mjaftuar që fansat të supozojnë që Kiara ka mbetur shtatzënë dhe po pret fëmijën e parë me Luizin.

Kujtojmë se gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 2”, çifti e ka shprehur disa herë dëshirën për t’u bërë prindër të një fëmije. Madje, këtë e kishte thënë edhe Kiara në disa intervista.

Megjithatë, moderatorja shihet se është shumë e angazhuar pas daljes nga BBV ku përpos reklamave të shumta që bën në Instagram, ajo do të prezantojë emisionin “Kepi i VIP-ve”, që fillon transmetimin këtë të diele në TCH.

Kujtojmë se Kiara dhe Luizi u martuan natën finale të “Big Brother VIP 2”, ku moderatorja pranoi mbiemrin Ejlli të Luizit.

Kiara Tito shtatzënë për herë të parë?

Kiara Tito shtatzënë për herë të parë?

kiara shtatzeni aludime

Lini një Përgjigje