TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle23 Korrik 2023, 11:02

Kiara Tito nuk i ndahet ‘Big Brother’-it, pritet të moderojë Fan Club

Shkruar nga Pamfleti

Kiara Tito nuk i ndahet ‘Big Brother’-it, pritet të

Në shtator nis sezoni i ri televiziv, e të gjithë jemi “sy e veshë” për të zbuluar se cilat do jenë programet e reja, e se kush do i moderojë.

Lart e poshtë flitet se Kiara Tito është në bisedime për të qenë moderatorja e “Big Brother Fan Club”, duke u kthyer kështu në ekran pas përfundimit të “Kepi i VIP”-ave. Duket se Megi Pojani s’do jetë më në krye të këtij programi që e moderoi me sukses sezonin e dytë.

Kujtojmë se pak kohë më parë u përfol se Megi po jetë bashkëprezantuese me Bora Zemanin në “Dancing with the Stars”, në zonën e “Gold Room”.

Roli i Kiarës si moderatore në “Fan Club” ende nuk është konfirmuar, ndaj na mbetet të presim edhe pak muaj për të mësuar nëse lajmi është i vërtetë.

kiara tito fan club

Lini një Përgjigje