
Ka dy ditë që, kudo në rrjetet sociale dhe mediat rozë mori vëmendje kritika, ose më saktë kritikat, e artistëve Aleksandër Gjoka dhe Elton Deda ndaj Dafina Zeqirit.
Për ju që mund ta keni humbur, këngëtarët respektivisht kritikuan faktin që Dafina nuk këndonte “live”, duke e ironizuar si “VIP”-e madhe, ndërsa po ashtu pati edhe kritika për këngën e saj të fundit me Alban Skënderajn, së cilës “nuk i merrnin vesh asnjë fjalë”.
Këto komente të artistëve, që në fakt prej dekadash janë të pranishëm në skenën e koncerteve dhe të live-t në Shqipëri, u pritën në mënyra të ndryshme nga publiku, me disa që i përkrahën dhe disa të tjerë që i dolën kundra sepse Dafina ka fansat e saj.
E sa i takon vetë artistes, duket se ajo ka bërë një reagim së fundmi në profilin e saj në Instagram, teksa bashkangjitur një video-je ku performon një “eye rolling” shumë profesionale, me këngën “Zili Zili” në sfond, shkruan: M’tha, i thash.. Mos u shqetëso për atë që bëj unë, shqetësohu pse je i shqetësuar për atë që bëj unë”..
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje