
Rikthimi i 4 ish-banorëve në Big Brother VIP u prit me mjaft bujë e habi. Opinionistit Arbër Hajdari nuk i pëlqeu diçka e tillë dhe nisi ironinë me të katër banorët: Efin, Kiarën, Ronaldon dhe Bledin. Madje, ai mendon se të gjithë duhet të jenë në mbështetje të Luizit, nëse do duan të ‘bëjnë hajër’ brenda shtëpisë. Kjo u duk qartazi kur u pyet për dinamikën që mund të sjellin banorët e rikthyer. Arbëri tha me ironi që mos të harrojnë freskuesen me vete, t’i bëjnë fresk Luizit pasi nuk beson se banorët e rifutur do sjellin ndonjë gjë të re.
Duket se Arbër Hajdari e ka përforcuar edhe më shumë mendimin e tij për banorët e rikthyer, pasi bëri shumë përshtypje dhe bujë një postim i tij në InstaStory, ku shkruante:
“Shkodranët e kanë një shprehje të bukur: Të hift vedja n’qef”, shkruan Arbër Hajdari.
Kujtojmë se Kiara dhe Efi po komentohen në masë nga ndjekësit dhe personazhet publikë për arrogancën që po përcjellin pas rikthimit në shtëpi dhe vetkënaqësinë e tepruar, që i ka bërë të duken prepotente në sytë e banorëve të tjerë dhe publikut që i ndjek nga jashtë.

Lini një Përgjigje