TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Dhjetor 2024, 14:14

Kënga më e njohur e Krishtlindjeve/ Zbulohet sa fiton Mariah Carey prej 30 vitesh nga hiti i famshëm

Shkruar nga Pamfleti

Kënga më e njohur e Krishtlindjeve/ Zbulohet sa fiton Mariah Carey

Që nga publikimi i “All I Want For Christmas Is You” në vitin 1994, Mariah Carey është bërë ‘himn’ i Krishtlindjeve.

Çdo dhjetor, kënga e saj ikonë jo vetëm që kryeson listat muzikore në mbarë botën, por edhe shumëfishon pasurinë e saj.

Sipas The Economist, Carey fiton rreth 2.4 milionë paundë në vit nga kënga e Krishtlindjeve, ekuivalente me më shumë se 47 milionë paundë që nga debutimi i saj.

Ky fenomen nuk kufizohet vetëm në fitimet e këngës; Periudha e Krishtlindjeve përkon edhe me orarin e saj të ngjeshur të koncerteve dhe shfaqjeve.

Këngëtarja ka një pasuri aktuale neto të vlerësuar në 274 milionë paundë, sipas Celebrity Net Worth

mariah carey

Lini një Përgjigje