TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Dhjetor 2024, 12:40

E qetë dhe duke kënduar, një tjetër video e Parashqevi Simakut tregon këngëtaren në formë të mirë

Shkruar nga Pamfleti

E qetë dhe duke kënduar, një tjetër video e Parashqevi

Një tjetër video e ikonës së muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, ka pushtuar rrjetin. Në platformën “TikTok” po qarkullon një moment i veçantë, ku këngëtarja shfaqet duke kënduar gjatë një darke në restorant.

Krah saj ndodhet një burrë, i cili i bashkohet në interpretimin e një këngë italiane, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe emocionuese. Në përfundim të këngës, Simaku e përqafon bashkëkënduesin, duke dhuruar një moment të paharrueshëm për ata që ishin të pranishëm dhe miliona ndjekës online.

parashqevi simaku

Lini një Përgjigje