
Teksa rrjeti ‘ziente’ për Festivalin e 62-të në RTSH, për ‘pazaret’ që ishin bërë për të fituar Elsa Lila, zëri i Besa Kokëdhimës dhe kënga e saj prenë biletën për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision 2024” me këngën “Zemrën n’dorë”.
Ndërkohë që Elsa shkoi në shtëpi pa asnjë çmim, Kozeta Kurti në një postim në rrjetet sociale u shpreh se ajo mori atë ç’ka meritonte nga publiku për sjelljen e saj arrogante.
Në këtë postim komentoi edhe aktori Jul Deda, i cili tha se nuk do ia uronte as armikut të punonte me Elsa Lilën:
Elsa ishte e vetmja performuese, që pasi këndoi për herë të parë, i tha publikut “shihemi në finale”. Më fal po nga e dinte ajo që do dilte në finale?
Ajo sigurisht që e dinte, por në respekt të garës, të festivalit dhe mbi të gjitha, në respekt të publikut, nuk mund të bësh arroganten. Që të mos i futemi pastaj këngës, se nuk jam specialist, por mua me erdhi pak a shumë si një pëllitje e gjatë…!
Për ta mbyllur. Unë kam punuar me atë vajzë, kam prezantuar njërin nga festivalet….armikut nuk ia uroj që të punojë me të…
Lini një Përgjigje