TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle25 Dhjetor 2023, 11:36

‘Prisni për gabime të tjera’, Kejvina nuk qenka penduar për sjelljen e saj në BBV2?

Shkruar nga Pamfleti

‘Prisni për gabime të tjera’, Kejvina nuk qenka penduar

Kejvina ishte një nga konkurrentet që bëri bujë në edicionin e dytë të ‘Big Brother Vip’ për shkak të historive me dhunë që tregonte duke qeshur, apo sjelljes agresive që kishte me Luizin.

Ajo që u konsiderua si një skandal në transmetim live të spektaklit ishte shuplaka që i dha këngëtarit pas një debati të fortë me këtë të fundit ku nuk munguan dhe etiketimet ofenduese. Situata agravoi deri në dhunë fizike dhe verbale mes dy banorëve.

Më pas me vendim të ‘Vëllait të Madh’, Kejvina u përjashtua nga loja për çmimin e madh por pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme ngjarja vazhdonte të përflitej në rrjet.

Për shkak të kësaj situate duket se imazhi i saj nuk u vlerësua siç ajo priste nga publiku e për këtë arsye dje (24 dhjetor) vendosi të ‘thumbojë’ formatin dhe produksionin.

Në një postim në ‘Instastory’, ajo kujton se si dje, një vit më pare, bëri gabimin më të madh të jetës, duke u futur në Big Brother, por parashikon se të tilla do të ndodhin edhe në vazhdim.

Të mos jetë penduar vallë, pavarësisht se i nisi një dron Luizit, duke kërkuar falje?!

kejvina kthella pendim big brother

Lini një Përgjigje