
Djali i Arbana Osmanit, fryt i martesës së parë, Joni, duket se është shumë i lidhur me Edin, partnerin aktual të mamasë së tij. Madje ai e ka quajtur ‘baba’ në letrën e urimit për festat e fundvitit.
Në një postim, Eduarti ka publikuar letrën e Jonit për të, ku vihet re se ai e uron bëhet regjisori më i mirë në botë.
“Për babin (aka Eduarti). Uroj të bëhesh regjisori më i mirë në botë”: ka shkruar Joni në letrën e tij kushtuar Eduartit.
Në postimet e moderatores dhe regjisorit në Instagram kemi parë që Edi dhe Joni kanë një raport të shkëlqyer dhe shpesh Joni e quan partnerin e mamit me përkëdheli ‘Edushi’.
Më herët, ishte Arbana ajo që publikoi një Story në Instagram me urimin e Jonit për të. Mamanë e tij, vogëlushi e uronte që të bëhej moderatorja më e mirë. Ndërsa kjo e fundit shkruante: Kam harruar që jam moderatore.
E nuk ka faj, duke qenë se ka përveshur mëngët në kuzhinë dhe nuk po i del më koha të merret me televizion.

Lini një Përgjigje