TAGS-AT E JAVËS

Showbiz28 Janar 2026, 15:33

Keijsi më i vendosur se kurrë: Me Stelinën e kam mbyllur, me Inën do vazhdoj jashtë

Shkruar nga Pamfleti

Keijsi më i vendosur se kurrë: Me Stelinën e kam mbyllur, me

Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Keisji, u përjashtua nga ky edicion për shkak të shkeljes së rregullave, pasi përdori gjuhë denigruese të përsëritur ndaj Kristit.

Pas daljes nga shtëpia më e ndjekur në vend, ai foli për herë të parë për “Shqipëria Live”, duke zbuluar më shumë rreth raportit të tij me Stelinën dhe Inën, si dhe për përjetimet brenda lojës.

Sa i përket Stelinës, Keisji deklaroi se ka vendosur të mbyllë përfundimisht lidhjen me të, duke shtuar se konflikti mes tyre nisi për shkak të pasigurisë dhe pritshmërive të ndryshme.

“Me Stelinën jam shkëputur për arsye pasigurisë. Me të kam mbyllur çdo gjë përfundimisht. Stelina erdhi me tendencë, u nis nga dëshira dhe përfundoi me tendencë,” tha ai.

Ndërsa për Inën, Keisji zbuloi se do të vazhdojë njohjen jashtë lojës. Ai shtoi se incidenti i puthjes së transmetuar në program e goditi moralisht, pasi Ina nuk kishte dijeni për publikimin e videos.

“Pasi hyri Ina, me Stelinën patëm një krisje të madhe për pritjen që i bëra. Puthja me Inën ndodhi vetëm një herë, në atë video që është transmetuar. Ina nuk dinte gjë për videon. Në aspektin moral, e goditën shumë. Sikur ajo është një njeri i pavlerë. Lidhjen me Inën do ta vazhdoj jashtë,” u shpreh ai.

keijsi stelina dhe ina

Lini një Përgjigje