Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Keijsi, ka reaguar për herë të parë publikisht pas përjashtimit nga gara përmes zarfit të zi, një nga vendimet më të forta të këtij edicioni.
Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ai ka zgjedhur të flasë hapur për përvojën e tij dhe për arsyet që çuan në këtë vendim. Keijsi ishte i ftuar këtë të martë në emisionin “Shqipëria Live”, ku u shpreh se nuk ndihet i penduar për veprimet e tij gjatë qëndrimit në reality show.
Gjatë intervistës, ai theksoi se reagimi i tij nuk ka qenë i nxitur, por i ndërgjegjshëm, duke e lidhur situatën me mënyrën se si, sipas tij, një mashkull nuk duhet t’i drejtohet një femre.
Pjesë nga intervista:
A mendon që u nxite?
“Jo, nuk jam nxitur, por mënyra se si iu drejtua një mashkull një femre nuk ishte e drejtë. Një mashkull nuk mund t’i drejtohet një femre ashtu.”
Kur hyri zarfi i zi në shtëpi, e kuptove që ishte për ty?
“E dija.”
Je penduar?
“Jo.”
A mund të kishe bërë diçka ndryshe?
“Jo, e kam bërë çdo gjë me koshiencë. Kam vepruar siç e kam ndjerë, që nga dita e parë deri në fund.”
E shijove eksperiencën?
“Shumë, jashtë mase shumë. Është një mundësi që të vjen një herë në jetë. Je në izolim, por jo tamam në izolim.”
A u mërzite që dole me zarf të zi?
“Që dola po, jo me zarf të zi.”
Lini një Përgjigje