
Situata e fundit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”, ku afrimiteti mes Albës dhe Limit pas ndarjes së këtij të fundit nga Dolce u bë temë diskutimi jashtë lojës, ka nxitur një reagim të fortë nga familjarët e banores.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ata dalin në mbrojtje të Albës dhe kërkojnë një fund të gjykimeve të rënda ndaj saj. Familja thekson se çdo vendim i marrë nga Alba brenda lojës, do të respektohet dhe mbështetet pa kushte, duke shtuar se ajo po vepron me sinqeritet dhe autenticitet.
“Nuk është e drejtë që publiku të gjykojë kaq ashpër një vajzë brenda një formati që nuk është edukativ, por një pasqyrim i jetës reale,” shkruan familja, duke bërë thirrje për më shumë empati ndaj ndjenjave dhe situatës së izolimit që përjetojnë konkurrentët.
Reagimi gjithashtu adreson kritikat për afrimin e Albës me Limin:
“Alba është Alba dhe nuk i jep llogari askujt se si ta jetojë jetën e saj. Tradhtitë ndodhin edhe jashtë lojës, por kjo nuk do të thotë që duhet t’i normalizojmë,” theksojnë ata.
Në përmbyllje, familja falënderon të gjithë mbështetësit që po e motivojnë Albën drejt finales, duke e konsideruar këtë përkrahje si një “kurorë” për rrugëtimin e saj në BBVK.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje