TAGS-AT E JAVËS

Showbiz28 Korrik 2025, 15:33

“Ke më shumë ish-a apo gola?”, Eros Grezda: Preferoj t’i shkruaj vetë vajzave i pari

Shkruar nga Pamfleti

“Ke më shumë ish-a apo gola?”, Eros Grezda: Preferoj

Eros Grezda ka treguar detaje nga jeta e tij profesionale si dhe ajo private në ‘Pushime on Top’. Ai u shpreh se ka një vit që nuk merret me futbollin dhe tani është agjent futbolli. Sa i takon jetës sentimentale, Eros tha se është beqar.

Ndërkohë emri i tij është përmendur herë pas here si një banor i mundshëm në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”.

I pyetur nga Lei Kraja se pse nuk e ka bërë si eksperiencë, Grezda u përgjigj duke thënë se ‘nuk mbyll asnjë lloj dere’, duke lënë të kuptojë se në të ardhmen mund t’a shohim në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.

Je përfolur shumë për pjesën e “Big Brother”, pse nuk e bëre si eksperiencë?

E kam pëlqyer gjithmonë “Big Brother”, sidomos atë shqiptar. Kam shumë respekt për të gjithë njerëzit që merren me këtë format. Është e vërtetë që kam patur ftesë, por nuk ka qenë momenti i duhur për mua. Kam shumë angazhime me punën e re, sapo kam filluar dhe nuk besoj do ishte një zgjidhje e duhur. Jam tip që nuk mbyll asnjë lloj dere, nuk do të them që do shkoj, por nuk të them se nuk do shkoj

Dëgjo, të gjitha vajzat do dashuroheshin me ty

Jo moj, lëri

Je shumë simpatik, flasim realitetin, fakte

Shumë faleminderit për komplimentin

Më pas Lei Kraja e ka ‘ngacmuar’ pak me pyetjet e saj ‘pikante’ për jetën e tij private.

Ke më shumë ish-a apo gola?

Gola. Kam bërë gola, ish-a nuk kam patur shumë

Sa ish-a ke?

Nuk e di, gola kam shumë

Të kam paragjykuar më shumë seç duhet, s’e di pse. Sa gola ke? 50 e ca gola?

Nuk e di, duhet me hy me i pa. Edhe pse sulmues, nuk është se kam qenë lojtar goli, që duhet të bëj gol patjetër. Kam qenë lojtar që ka dashur të japë gjithçka në fushë, kështu do e karakterizoja veten.

Mënyra më ideale për të nisur një lidhje? Një vajzë që të simpatizon, si mund të njihet me ty? Në “Instagram”, në klub apo rastësisht?

Në klub jo

Nuk i ke qejf këto vajzat në klube?

Jo, nuk i kam qejf. I kam frekuentuar shumë më përpara me thënë të drejtën, kam qenë një djalë që kam dalë shumë, nuk dal më

Ke qenë i ri

Kam qenë i ri, mbase jam pjekur. Nuk e pëlqej fare jetën e natës. Kam qejf të dal në një restorant, të rri deri vonë me shoqëri të mirë edhe kaq.

Mund të të shkruaj një vajzë në “Instagram”, lejohet?

Po, por gjithmonë kam dashur që unë t’i shkruaj një vajze. Edhe nëse ka qenë shumë e mirë ajo, në momentin që vajza të shkruan, më jep një vibe shumë të keq dhe nuk më bën të shkoj përpara.

E dashura jote, ka gjithmonë një vend të rezervuar në stadium, e ka me detyrim prezencën apo më mirë ta shohë nga shtëpia ndeshjen?

E dashuria ime? Për momentin s’kam të dashur, por në të kaluarën time ka patur qejf të jetë

A duhet të jetë tifoze e futbollit?

Të jetë tifozja e imja në radhë të parë. Ajo ka qenë tifozja e imja dhe kam pas qejf të jetë në stadium, po me raste.

eros grezda vajzat

Lini një Përgjigje