
Pas shtatë vitesh në ekranin e Top Channel, Argjira Spanca ka njoftuar largimin e saj nga televizioni ku u bë e njohur për publikun.
Në një mesazh të shpërndarë në rrjete sociale, Spanca konfirmoi se nuk do të jetë më pjesë e emisionit “E Diell”.
“Edhe sot më kujtohet dita e parë kur e nisa këtë rrugëtim. Isha një vajzë që nuk e kishte aspak në plan televizionin. Ajo që më shtynte ishte dashuria për të bukurën dhe për kreativitetin. Dhe pikërisht aty nisi gjithçka — me disa kuti që fshehnin metoda të pazakonta për të përdorur gjërat ndryshe nga ç’mund t’i imagjinonim zakonisht.
Më pas erdhën projekte të tjera. E them me zemër të plotë: jam krenare për gjithçka që kam arritur, për sukseset e çdo faze, për rritjen dhe për përvojat që më kanë formuar.
Pas 7 viteve, ndjej se ka ardhur momenti për të bërë disa hapa të rinj — larg asaj që jeni mësuar të shihni prej meje deri më sot.
Kështu, dua t’ju njoftoj se nuk do të jem më pjesë e programit “E Diell” në Top Channel.
Jam e lumtur. Jam mirënjohëse. Faleminderit nga zemra publikut që më deshi, më rriti dhe më bëri këtë që jam sot. Faleminderit familjes time të dytë @ediell_topchannel ????????
Shpresoj që shumë shpejt të shihemi sërish – në projekte të reja, ndoshta ndryshe, por gjithmonë me të njëjtën dashuri,” përfundon mesazhin e saj prezantuesja.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje