TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Shkurt 2025, 14:38

“Kë ke patur para burrit”, degradon biseda mes Rozit dhe Gertës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Kë ke patur para burrit”, degradon biseda mes Rozit dhe

Sherret nuk kanë të sosur nga Big Brother Vip Albania 4, aq sa po na kujtojnë Big-un e vjetshëm, i cili nuk shihej se kishte vetëm ulërima dhe të dukej se po shihje një Spital Psikiatrik me njerëz të pa qendrueshëm mendërisht dhe jo një shfaqje reality.

Fjala nxjerr fjalën dhe sherri u zhvendos nga Gerta dhe Egli, tek Rozana dhe Gerta. Kjo e fundit u indinjua sepse Gerta i përmendi Eglit ish-n, Ols Bylykun, një histori dashurie që njihet nga mbarë publiku i gjerë.

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë një moment i veçantë, i cili u shpërnda në “Instastory” nga ish-banori i BBVA 2, Ronaldo Sharka.

Në videon e postuar, Rozana i drejtohet Gertës me fjalët: “Pse ia përmend Eglit ish-in. Po ti kë ke patur para burrit?”

Sharka, shumë i njohur si ‘nxitës’ i sherreve dhe turbullirave në showbizz, këtë video e komenton me fjalët: Debat i ulët mes dy figurave publike 40-vjeçe, njëra prej tyre e dekoruar me titullin ‘Mjeshtër i madh’.

Sigrusht që biseda mes Gertës dhe Rozanës nuk ishte për t’u lavdëruar, por edhe një mashkulli nuk i takon të merret me moshën e femrave e aq më pak të nxjerrë bisedën nga konteksti.

gerta rozi ronaldo sharka

Lini një Përgjigje