
Batuta e Ema Andreas se kishte gjëra më të rëndësishme për të bërë se të shkonte në trajnimet e Ermal Mamaqit, edhe pse ky i fundit e ftoi pa pagesë, bëri ‘xhiron e rrjetit’ në kohë rekord.
Jo vetëm kaq, por të shumtë ishin ata që komentuan pro’ aktores, ndaj Mamaqi bëri një sqarim nga makina, ku nuk mungoi as humori dhe ironia:
“I patë portalet sot? Nami! O Zot i madh ‘Ema Andrea refuzon Ermal Mamaqin’. Pastaj lexoja ca komente: Mirë ia bëre Ema! Ore, ça kujtoni, se e propozova për martesë unë Emën?! Ça problem ka se ajo, u shpreh në mënyrë korrekte: Faleminderit, por kam punë më të rëndësishme për të bërë?!”
Më tej, Mamaqi bën sikur i referohet një shitësi bulmeti: O Beni, a ke gjizë? A të është prishur gjiza? Ema nuk vjen në trajnim, ok?
Sigurisht, me humor dhe ironi, Ermali ka shfrytëzuar shprehjen e famshme “Na u prish gjiza”, ekuivalente me “Nuk më bëhet vonë”.
Më pas aktori dhe tani mentori, përmend faktin se i ka ardhur keq kur ka ftuar miqtë e ngushtë dhe nuk i kanë ardhur, por kurrsesi për Emën, të cilën e vlerëson si aktore, por nuk ka me të një marrëdhënie të ngushtë, aq sa për t’u shqetësuar nëse vjen ose jo në trajnim.
Videon, Mamaqi e shoqëron edhe me postimin: Ema ma theve zemrën...po unë përsëri të pres... /Pamfleti
Lini një Përgjigje