
Meri Shehu, është ulur para Erjola Doçit, në studion e “Top Arena”, duke iu përgjigjur pyetjeve të modeles.
Duke qenë se historia e dy ish-banoreve në ‘ashenser’ u bë shumë e famshme dhe prodhoi meme pafund, Erjola ‘provokon’ sërish Merin. Ajo e pyet për një situatë hipotetike, nëse do bllokohej në ashensor me kë do donte të ishe brenda: me Julian Dedën apo Meriton Mjekiqin. Meri zgjodhi Julin.
“Duhet të zgjedh patjetër një nga këta të dy? Meritoni nuk shkon me Julin, kështu që më shumë do merreshin ata me njëri-tjetrin. Do bllokohesha me dikë që më duket më i zgjuar për të më nxjerrë nga ‘ashenseri’ kështu që do zgjidhja Julin”, tha ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”.
Lini një Përgjigje