
Aktori Jul Deda është surprizuar pasditen e sotme nga mbështetësit e tij me një helikopter që ka qëndruar për disa çaste sipër shtëpisë së Big Brother VIP.
Ai dhe banorët e tjerë dolën menjëherë në oborr për të parë se për kë ishte surpriza ndërsa panë edhe momentin kur u hodh një buqetë ngjyrë blu për aktorin.
“Shiko, është syri im, faleminderit shumë, ju dua”, u shpreh Juli mes të tjerash. Ndërsa moderatori Meriton Mjekiqi shkoi menjëherë të merrte buqetën e luleve që përfundoi në oborrin e shtëpisë.
Lini një Përgjigje