TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle11 Maj 2024, 11:00

Kutia e Pandorës/ Erjola akuza Françeskës: Rri në shtëpi vetëm se e voton fisi i burrit të saj

Shkruar nga Pamfleti

Kutia e Pandorës/ Erjola akuza Françeskës: Rri në

Zgjedhja e Françeskës që iu dha mundësia prej kutisë së Pandorës, ku çoi në nominim Rozën, Erjolën dhe veten ka vënë në tryezë këto dy të fundit bashkë me Julin. Erjola hodhi akuzën se Françeska po qëndron në lojë vetëm sepse e voton fisi i bashkëshortit të saj.

Teksa Roza po shprehej se mund të jetë ajo që do eliminohet, i kanë dalë në kundërshtim Juli dhe Erjola duke i thënë se ajo nuk ka arsye përse të eleminohet, përveçse vetë Françeskës.

Erjola gjithashtu tha se të vetmet që janë të rrezikuar për të dalë nga loja e “Big Brother” janë ajo së bashku me Franceskën.

Pjesë nga biseda:

Roza: Unë kaq dua të them, që e kam ruajtur veten. Unë mendoj që dhe neser, e të dal unë, jam karakter mediatik, jam e veçantë, por duke parë që këtu kanë ndenjur sherraxhinjtë.

Juli: Unë mendoj se do dalë Franceska në realitet

Erjola: Të them të drejtën, më fal Roza, por mos i shko kësaj logjike më duke e thënë. Nuk del. O mund të dal unë nga kjo gjë që më ka ndikuar, ose Franceska. Ta them kështu troç.

Juli: Është e njëtrajtshme të them të drejtën.

Erjola: S’ka asgjë, vetëm se e votojnë fisi i burrit të vet edhe njerëzit e vet!

Juli: Po fisi i burrit të vet 300 veta janë, pse për 300 veta po bëhet fjalë këtu?

bbv3 erjola juli franceska roza

Lini një Përgjigje