TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle11 Maj 2024, 12:05

Besa Kokëdhima kopjoi Olta Gixharin? Fustani i saj në Eurovision tërheq vëmendjen e publikut

Shkruar nga Pamfleti

Besa Kokëdhima kopjoi Olta Gixharin? Fustani i saj në Eurovision

Besa Kokëdhima, e cila përfaqësoi vendin me këngën “Titan” në Eurovizion nuk mundi ta çonte Shqipërinë në finale, por megjithatë ajo që u vu re gjatë interpretimit të saj ishte se veshja e këngëtares na rikujtoi një tjetër veshje para një viti.

Bëhet fjalë për Olta Gixharin, ish-banoren e ‘Big Brother Vip 2’, e cila në finalen e madhe kishte veshur të njëjtin model fustani si ai i Besës.

Detajet e që bënin diferencën mes veshjes së vajzave ishte se këngëtarja kishte edhe pjesën e kapuçit, duke sjellë disa rrudha me shumë në prerje. Edhe çarja e fustanit asimetrik apo dekolteja ishin paksa më ndryshe se fustani i Oltës, megjithëse, copa, ngjyra, koncepti i veshjes ishte thuajse i njëjtë.

Të dyja fustanet janë stiluar nga stilisti Valdrin Sahiti, gjë që konfirmon edhe njëherë ngjashmërinë e dy veshjeve.

Besa Kokëdhima kopjoi Olta Gixharin? Fustani i saj në Eurovision

Besa Kokëdhima kopjoi Olta Gixharin? Fustani i saj në Eurovision

Lini një Përgjigje