
Bashkëshorti i këngëtares së njohur, Shkurte Fejza, është aksidentuar nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur sot në Prizren teksa Hajrush Behluli ishte duke ecur në rrugë.
Lajmi në fjalë është konfirmuar edhe nga vajza e çiftit, Gresa Behluli, e cila ka thënë se është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Po është goditur nga një veturë, por është në gjendje të mirë shëndetësore”, tha shkurtimisht ajo për “Telegrafin”.

Lini një Përgjigje