
Zahija Dehar ishte vetëm 17-vjeç kur kaloi në qendër të vëmendjes së publikut botëror. Ajo punonte si prostitutë dhe për shërbimet e saj ishin më të interesuarit futbollistët e famshëm. Mes tyre janë edhe lojtarët e kombëtares franceze, Frenk Riberi dhe Karim Benzema.
Dy futbollistët më të mirë, për shkak të saj pothuajse i dhanë fund karrierës së tyre. Kur u bë e ditur se kishte video me ta, në Francë ndodhi një skandal i madh. Benzema dhe Riberi u gjendën në gjykatën e turpit, por edhe në gjyq për shkak të marrëdhënieve intime me një të mitur.
Megjithatë, disa vite më vonë ata u liruan nga aktakuza. Që atëherë kanë kaluar 13-vite dhe Zahija tani ka vendosur të zbulojë disa nga detajet.
"Skandali më ka ndikuar shumë sepse as nuk e kam kërkuar dhe as nuk e kam provokuar. Nuk e kam denoncuar, as nuk kam shkuar në polici. Ata kanë ardhur për mua se kanë pasur video me Benzemanë", tha Zahija" për L’Equipe”.
Edhe atëherë, ajo u tregua e sinqertë dhe pranoi se nuk u kishte treguar futbollistëve se ishte e mitur dhe se ata nuk e kishin detyruar të bënte seks.
"Emri im u shfaq papritur në media. Madje më bëri të mendoj për vetëvrasje. Kjo ngjarje është më e keqja që një grua mund të mbajë në këtë shoqëri dhe fillimi i një jete normale pas kësaj ishte shumë e vështirë".
Megjithatë, ajo arriti të kapërcejë gjithçka. Sot ajo është një modele, aktore dhe stiliste e suksesshme e të brendshmeve.
"Ka qenë një rrugëtim shumë i vështirë. Unë kam zgjedhur mes vetëvrasjes dhe përpjekjes për t'i kaluar të gjitha. Ka qenë një mision i pamundur për të gjetur një punë dhe për të bërë gjërat që dua. E di që çdo mashkulli që më afrohet do t'i thuhet - Do të shkosh me të? E di kush është ajo? Kjo do të më përfundonte”, thotë Zahija dhe pohon se as që e mendon dashurinë.
Lini një Përgjigje