TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 3 Shkurt 2025, 15:10

Ish-bashkëshortja: Do doja që Aldo të tregonte disa të vërteta për disa persona që po shiten ndryshe  

Shkruar nga Pamfleti

Ish-bashkëshortja: Do doja që Aldo të tregonte disa të

Ana Veseli, ish-gruaja e Aldos, aktualisht banor i “BBVA4” e ftuar në një intervistë për ‘Andale’, u shpreh më shumë mbi sjelljen e Aldos brenda shtëpisë.

E pyetur për marrëdhëniet e Aldos me banorët e tjerë, Ana tha:

“Disa nga personazhet Aldo i njeh dhe jashtë shtëpisë së Big Brother, dhe duke qenë se ka një natyrë shumë diplomatike, ndonjëherë ka qenë i rezervuar me ata. Do të doja të mos ishte kaq i rezervuar.”

E pyetur nëse mendonte se disa nga personazhet, për shkak të njohjeve jashtë shtëpisë, kishin kaluar ndonjë kufi Ana shtoi më tej:

“Po dhe do doja që Aldo të tregonte disa të vërteta për disa persona që po shiten ndryshe nga çfarë janë.”

Siç dhe është folur më parë një nga këta persona është Egli, me të cilin Aldo dhe Ana kanë një marrëdhënie të ngushtë përmes miqësisë me Olsi Bylykun.

Ana komentoi mbi dinamikat mes Aldos dhe Eglit:

“Më dukej kontradiktore Egli, sepse nga njëra anë priste që Aldo ta mbronte dhe ta konsideronte motër, ndërsa në biseda private me Gjestin thoshte: ‘Aldon thjesht e kam takuar dy-tre herë’, dhe kjo është e vërteta.”

aldo ish bashkeshortj

Lini një Përgjigje