TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle15 Qershor 2024, 18:41

Ish-banorja e BB VIP valëvit flamurin kuqezi para mijëra tifozëve në Dortmund: Krenare që jam shqiptare (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ish-banorja e BB VIP valëvit flamurin kuqezi para mijëra tifozëve

Mbrëmja e sotme në Dortmund pritet të jetë elektrizuese, pasi Shqipëria përballë Italisë do të luajë një ndeshje që mund të përcaktojë fatin e saj në “EURO 2024”.

Në qytetin gjerman sot kanë vërshuar shumë tifozë me fanelat kuqezi dhe flamujt kombëtarë. Në ambientet jashtë stadiumut “Signal Iduna Park” u pa edhe ish banorja e Big Broher Vip Kosova, Juliana Nura.

Në një video që Xhuli e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, ajo shihet hipur mbi një makinë, teksa vallëzon me flamurin kuq e zi në mes të qindra tifozëve shqiptarë në Dortmund.

Krenare që jam shqiptare. Gjithmon jemi 1 nje gjuh, nje komb, nje Flamur,” shkruan Xhuli në postimin e saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Juliana Nura (@iamjuliananura)

juliana nura ish-banorja e bb vip

Lini një Përgjigje