
Moderatorja Erjola Doçi intervistoi mbrëmjen e djeshme Jul Dedën në emisionin, 'Top Arena'. Mes shumë pyetjesh për jetën personale, Erjola nuk i kurseu pyetjet as për Big Brother dhe ish banorët.
“Ato që nuk e meritojnë fitoren e bëjnë pis, a thua të jetë rasti i Egla Cenos”-ishte pyetja e moderatores.
“Në rastin e Eglës, e ka bërë pis”,-u shpreh Juli.
Po ashtu, Juli u pyet edhe për thashethemet se ka lidhje familjare me Heidin dhe i mohoi këto zëra.
“Një zog pushëverdhë më tha se ti dhe Heidi Baci jeni kushërinj, jeni apo jo?”
“I kemi nënat femra. Asnjë lidhje farefisnore, e përgënjeshtroj komplet”-tha Juli.
Lini një Përgjigje