
Alba Vukaj është tallur së fundmi me ish-banoren e Big Brother VIP Kosova 2, Ledi Vokshin. Ajo i drejtohet kamerës, duke thënë se ta dërgojë edhe një herë te ‘Vëllai i Madh’, për t’ia ndryshuar fytyrën.
Nuk ka munguar një reagim nga ish-konkurrentja, e cila u shpreh e revoltuar me bukuroshen shkodrane.
“Më kanë ardhur mesazhe që Alba Vukaj është tallur me fytyrën edhe me hundën time. E dashur flm që mban në gojë. Fytyrën time mirë keq e ka bo zoti.
Me hundën time kam pasur probleme dhe e kam bërë 2 herë operacion edhe akoma kam probleme. Vend që të merresha me operacione të bëhesha e bukur vendosa të investoja ëe njohurinë dhe trurin tim.
Vendosa të investoja në biznese jo që të bëhem e pasur po që të hapja vende pune për ato që kanë nevojë. Disa investojnë në njohuri disa në bukuri. Ti zemra vogël ke bërë zgjedhjen e gabuar të tallesh me njerëz.
Të sugjeroja si mentore që jam kur të dalësh të investosh më shume në veten tënde të brendshme sesa të jashme. Respekte”, shkruan Ledi Vokshi.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje