Ilir Vrenozi ka zbuluar se pas largimit nga shtëpia e Big Brother, është kontaktuar nga Partia Demokratike, konkretisht nga deputeti Ervin Salianji, i cili e ka komplimentuar për eksperiencën e tij. Vrenozi theksoi se ky ka qenë i vetmi kontakt që ka pasur nga radhët e opozitës, pavarësisht se ai është një demokrat ‘i thekur’.
“Nga Partia Demokratike më ka kontaktuar Ervin Salianji, i cili më tha ‘Bravo’. Askush tjetër”, u shpreh Vrenozi, duke shtuar se nuk ka dijeni dhe as dëshirë të komentojë zhvillimet politike që lidhen me emrin e tij.
I pyetur për thirrjet e ish-kryeministrit Sali Berisha për daljen në grevë urie, Vrenozi refuzoi të japë një koment, duke theksuar se nuk dëshiron të përfshihet në debate politike.
Po ashtu, ai mohoi edhe mundësinë e një ftese për të marrë pjesë në podcast-in e kryeministrit Edi Rama. “A do shkoj në podcast-in e Edi Ramës? Jo. Nuk dua ta dëgjoj as si fjalë”, u shpreh ai prerë.
Deklaratat e Vrenozit vijnë pas vëmendjes së madhe mediatike që ka marrë pjesëmarrja e tij në BBVA5, ndërsa qëndrimi i tij tregon distancimin nga përfshirja politike, pavarësisht interesit të treguar nga figura të ndryshme publike.
Lini një Përgjigje