TAGS-AT E JAVËS

Showbiz14 Janar 2026, 13:13

Ilir Vrenozi kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother, bën gati valixhet

Shkruar nga Pamfleti

Ilir Vrenozi kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother,

Situatë e papritur brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Banori Ilir Vrenozi ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga gara, duke deklaruar se nuk po e përballon më trysninë e reality show-t.

Gjatë një bisede brenda shtëpisë, Vrenozi është shprehur i rënduar emocionalisht, duke theksuar se presioni dhe dinamika e lojës kanë ndikuar ndjeshëm tek ai. Banori madje nuk është menduar dy herë, por ka nisur edhe përgatitjen e valixhes, duke e bërë serioz vendimin e tij për largim.

Ky zhvillim ka surprizuar banorët e tjerë, ndërsa situata është ndjekur me interes edhe nga publiku jashtë shtëpisë. Vrenozi, u përqafua me Stenaldon dhe u përlot. Megjithatë, ende nuk ka një vendim zyrtar nga produksioni i Big Brother VIP lidhur me kërkesën e Ilir Vrenozit.

Mbetet për t’u parë nëse produksioni do ta pranojë largimin apo do të përpiqet ta bindë banorin të vijojë rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme në vend. Situata pritet të sqarohet në orët në vijim.

 

ilir vrenozi trysni largim

Lini një Përgjigje