TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Dhjetor 2024, 21:53

Ilari Blasi flet për rikthimin me Françesko Totin: E shoh si një gjë të ëmbël, por nuk është e mundur

Shkruar nga Pamfleti

Ilari Blasi flet për rikthimin me Françesko Totin: E shoh si

Ilari Blasi po përgatitet për një “debutim” special. Më 9 janar ajo do të shfaqet në “Netflix” me serialin “Ilary”, një seri me pesë episode që tregon jetën e saj pa filtra dhe pa skenarë.

Në një intervistë për revistën “Grazia”, ajo ndau disa detaje: “Në këtë serial tregoj kush jam në të vërtetë. Nuk ka skenar, u kënaqa shumë. Ishte një projekt që doja ta realizoja prej kohësh”.

Ilari flet për rolin e saj si nënë e tre fëmijëve, Kristian, Shanel dhe Isabel. “Jam e sinqertë dhe e drejtpërdrejtë. Dal edhe kundër fëmijëve të mi nëse gabojnë”, – shprehet ajo, duke treguar një anë të vendosur dhe autentike të prindërimit të saj.

Në intervistë, Ilari flet gjithashtu për dashurinë e saj të re: biznesmenin gjerman, Bastian Myler, të cilin e njohu rastësisht në “lounge” të një kompanie ajrore. Një takim që i ka sjellë qetësi dhe entuziazëm të ri.

Sa iu përket komenteve për ata që shpresojnë një rikthim me ish-bashkëshortin e saj, Françesko Toti, prezantuesja televizive italiane u përgjigj me pjekuri: “E gjej si një gjë të ëmbël, por nuk është e mundur. Pastaj nuk do të ishte respektuese ndaj atyre që janë pranë nesh tani”.

Më qartë se kaq nuk mund të thuhej, Ilari Blasi nënvizon mbylljen e një kapitulli dhe përqendrimin tek e ardhmja.

 

ilari blasi ish-bashkëshortja e françesko totit

Lini një Përgjigje