
Këngëtarja e famshme Parashqevi Simaku ka dalë nga spitali psikiatrik.
Elton Ilirjani, i cili ka marrë përsipër dhe rehabilitimin e divës shqiptare, ka ndarë me ndjekësit lajmin e mirë se Parashqevia ka lënë spitalin psikiatrik, ku po kurohej. Në video këngëtarja shfaqet e makiazhuar dhe me buzëqeshje në fytyrë. “Ia dolëm”, shkruan Ilrijani, ndërkohë që premton edhe një video mesazh nga Parashqevi Simaku ditën e nesërme.
Pasi u shpëtua nga situata e rrugës, prej vitesh pa kontakte me familjarët në Shqipëri, dhe as me djalin që la të vogël pas divorcit në Nju Jork, Parashqevi Simaku kaloi një situatë të rënduar krizash nervore, që ngritën nevojën e trajtimit të saj në një spital psikiatrik New York.


Lini një Përgjigje